Liverpool-Chelsea, loja shkon në vazhdime
BKT
Sport

Liverpool-Chelsea, loja shkon në vazhdime

Koha e rregullt e ndeshjes mes Liverpoolit dhe Chelseas, është mbyllur baras 1-1, kështu që kjo supersfidë shkon në vazhdime dy herë nga 15 minuta, transmeton RTKLive.

Dy gjigantët anglez po ballafaqohen në Stamboll, në duelin për të rrëmbyer trofeun e Superkupës së Kontinentit të Vjetër.

Skuadra e Frank Lampard është shfaqur ekip më i rrezikshëm në fraksionin e parë, ndërsa ndeshjen e zhbllokoi Giroud në minutën e 36-të, rezultat më të cilin ekipi shkuan në pushim.

Ndërkaq, në pjesën e dytë të lojës, djemtë e Jurgen Klopp e nisën furiqshëm dhe qysh në minutën e 48-të përmes Mane barazuan shifrat në 1-1.

Deri në fund të kohës së rregullt, të dy skuadrat patën edhe disa raste të mira, por pa mundur që ta çojnë topin në rrjetë.

Kështu kjo shkon në vazhdime, e nëse edhe në vazhdime nuk ka gola, atëherë skuadra fituese do të përcaktohet nga penalltitë.