06:58 / 15.08.2019
7 vjet pa Arbër Xhaferin
Sot mbushen shtatë vjet nga vdekja e ish-kryetarit të PDSH-së në Maqedoni, Arbër Xhaferi.
Ai u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare, pasi vuante nga sëmundja e Parkinsonit, e cila ishte edhe arsyeja e tërheqjes së tij nga politika.
Ishte deputet i Parlamentit të Maqedonisë që nga viti 1994, ku synonte krijimin e një sistemi dy dhomësh në institucionin ligjvënës. Në kohën e konfliktit të armatosur në vitin 2001, partia e tij ishte në pushtet.























