Haradinaj: Arbën Xhaferi shënoi kthesë në avansimin e të drejtës shqiptare
BKT
Lajme

Haradinaj: Arbën Xhaferi shënoi kthesë në avansimin e të drejtës shqiptare

Kryeministri në largim Ramush Haradinaj ka kujtuar politikanin e shquar Arbën Xhaferi në shtatëvjetorin e vdekjes së tij.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj tha se Arbën Xhaferi ishte personaliteti që gjithë jetën e tij ia dedikoi kauzës sonë, të drejtave të ligjshme të popullit tonë.

“Sot në përvjetorin e shtatë të vdekjes së tij, Arbën Xhaferin e kujtojmë si veprimtar, atdhetar dhe politikan, që dëshmoi se identieti ynë, e drejta jonë, peshojnë më shumë se çkado tjetër në jetën e njeriut. Lider i pakompromentuar dhe me ideale të larta, Xhaferi do të kujtohet përherë si mendimtar i lirisë, që u bë zë dhe udhërrëfyes i shumë brezave” ka shkruar Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme