Nga porta në sulm, Dukagjini prezanton 6 futbollistë
Skuadra e sapongjitur në IPKO Superligën e Kosovës, Dukagjini, ka prezantuar brenda ditës 6 futbollistë.
Nga sot, Haliti, Lloga, Gava, Demiri, Osmani dhe portieri Neziri janë zyrtarisht pjesë e skuadrës nga Klina.
Mbrojtësi i krahut të majtë, Haliti vjen nga skuadra Dritës, me të cilën u shpall edhe kampion i Kosovës. Denisi hapat e parë në futbollin e Kosovës i hodhi te Llapi më pas te 2 Korriku. Ai ishte edhe pjesë e përfaqësueses U-21 të Kosovës në disa ndeshje.
Mesfushori shqiptar nga Maqedonia Veriut, Altin Lloga, sezonin e kaluar ishte pjesë e Strugës me të cilën arriti të sigurojë inkuadrimin ne Superligë, ndërsa me parë ishte edhe Superioren e Shqipërisë të disa klube (Elbasani, Laçi etj.).
Mesfushori nga Shqipëria, Orges Gava, i cili sezonin e fundit ishte pjesë e Trepçës 89′, ka mbi 100 ndeshje të zhvilluara në Superioren e Shqipërisë me disa klube (Elbasani, Bylisi dhe Lushnja). Sezonin e kaluar Gava realizoi 2 gola dhe asistoi për gol në tri raste në 20 ndeshje.
Portieri Flamur Neziri, tash e disa vite pjesë e Superligës, sezonin e kaluar ishte të klubi nga kryeqyteti, Flamurtari, ndërkohë që më parë ka qenë pjesë e shumë klubeve kosovare (Hysi, Prishtina, Besa, Feronikli, Drenica).
Sulmuesi Husein Demiri vjen nga skuadra Ferizajt, ku qëndroi për gjashtë muaj. Demiri ishte pjesë e disa skuadrave në Maqedoninë Veriore (Makedonija, Shkupi, Vllazërimi), gjithashtu edhe në Finlandë të Kemi Kings, transmeton SS.
Albion Osmani, një mesfushor i ri dhe i talentuar, vjen te Dukagjini nga radhët e të rinjve të Llapit.























