20:23 / 15.08.2019
Paqueta lavdëron Giampaolo-n, ja çfarë thotë
Ka ndryshuar stili i lojës së AC Milanit në krye me Giampaolo.
Kështu mendon të paktën futbollisti brazilian Paqueta. Braziliani duke folur për mediat italiane, ka lavdëruar punën që bën trajneri i ri i “Rossonerëve”, Giampaolo, raporton RTKLive.
Paqueta thotë se Giampaolo është një profesor dhe sipas tij, loja e milanistëve tashmë ka ndryshuar shumë.
“Për mua Giampaolo është një profesor. Ai ka shumë ide të reja dhe di t’i përcjell ato. Ka ndryshuar komplet stilin e lojës si në sulm dhe në mbrojtje. Na vëzhgon në shumë detaje dhe na bën të luajmë shumë mirë”, tha Paqueta.























