Paçarizi: AAK-ja e përvetësoi logjikën e Vetëvendosjes për mallrat serbe
BKT
Lajme

Paçarizi: AAK-ja e përvetësoi logjikën e Vetëvendosjes për mallrat serbe

Analisti politik, Rrahman Pacarizi, ka thënë se AAK-ja e ka përvetësuar kartën e lëvizjes Vetëvendosje për bllokimin e mallrave nga Serbia.

Ai ka folur të enjten në “Debat” te RTK.

“Haradinaj ka përvetësuar logjikën e Vetëvendosjes, e cila ishte për bllokimin e mallërave nga Serbia. AAK-ja pra e përvetësoi këtë kartë, taksën. Edhe motoja e saj besoj do të jetë Kosova 100 për qind. Nuk besoj se ka program të fuqishëm ekonomik”, ka thënë ai.

Duke folur për PDK-në, ai ka thënë se në raport me dialogun ka qenë mjaftë e përgjegjshme. “Realisht kjo e acaroi PDK-në me AAK-në. PDK është relativisht e dëmtuar për shkak të asaj që ka ndodhur me partnerët e saj të koalicioneve të dikurshme qeverisëse. Megjithatë, PDK nuk mund të amnistohet për mangësitë dhe të këqijat që i kanë ndodhur Kosovës, sepse ishte pjesë e qeverisjes”, ka thënë ai.

Duke u ndalur te LDK-ja, Paçarizi ka thënë se kjo parti gjatë dy vjetëve të fundit edhepse ishte në opozitë ia doli të ringjallet. “Ajo është marrë me konsolidim e jo me përpjekjet për rrëzimin e qeverisë”, ka thënë ai.

Paçarizi është shprehur se PSD e Nisma Socialdemokrate mund të jenë dy partitë determinuese për koalicionet e ardhshme. “Të dy partitë si shihet janë të qarta në raport me vazhdimin e dialogut”, ka thënë ai.


MË SHUME NGA Lajme