10:10 / 16.08.2019
Pritet prezantimi i Ibrahimit te Prishtina, Fetehaj shkon te Ballkani
Prishtina me shumë gjasa i ka mbyllur shit-blerjet për edicionin e ri. Tashmë mbetet vetëm prezantimi i mbrojtësit të rikthyer nga Partizani, Labinot Ibrahimi.
Liridon Fetahaj është futbollisti i fundit që ka ndërruar ambient, pasi me marrëveshje të dyanshme ka shkëputur kontratën, duke iu bashkuar skuadrës së Ballkanit. Fetahaj në edicionin e fundit 2018/19 ishte i huazuar te Liria, ndërsa gjatë një viti me fanellën bardhekaltër më 2017/18 ka regjistruar 28 paraqitje (14 zëvendësuar/10 zëvendësues), duke shënuar 2 gola (dygolësh me Vllazninë e Pozharanit në Gjilan) dhe duke asistuar 1 gol.
FC Prishtina e ka falënderuar Fetahajn për kontributin e dhënë dhe i dëshiron suksese në vazhdim të karrierës.























