Policia jep detaje për tentim vrasjen në Prishtinë, pesë të arrestuar
BKT
Lajme

Policia jep detaje për tentim vrasjen në Prishtinë, pesë të arrestuar

Policia ka arrestuar pesë të dyshuar për rastin e tentim vrasjes së mbrëmshme në Prishtinë.

Sipas policisë të dyshuarit së bashku edhe me dy persona tjetër në arrati, dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme, me qëllim hakmarrje kanë sulmuar dy persona me mjet të mprehtë-thikë, duke u shkaktuar lëndime trupore.

Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, dhe sipas mjekëve njëri nga viktimat ka lëndime më të rënda trupore.

Njësitet policore lidhur me rastin kanë konfiskuar një veturë si dëshmi, të cilën e kanë përdorur të dyshuarit.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.


MË SHUME NGA Lajme