Thaçi dekoron Jetullah Gashin me urdhrin ‘Heroi i Kosovës’
BKT
Lajme

Thaçi dekoron Jetullah Gashin me urdhrin ‘Heroi i Kosovës’

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka dekoruar me urdhrin ‘Heroi i Kosovës’, luftëtarin e lirisë Jetullah Gashi, i njohur si komandant ‘Drenica’ dhe komandant ‘Jeta’.

Thaçi thotë se Gashi mbante dy nofka shumë domethënëse të përbashkuara në një qëllim , çlirimin e Kosovës;

“Me urdhrin “Heroi i Kosovës” sot kam dekoruar luftëtarin e lirisë, Jetullah Gashin për sakrificën dhe trimërinë e treguar në luftë. Gashi i njohur si Komandant “Drenica” dhe Komandant “Jeta” mbante dy nofka shumë domethënëse të përbashkuara në një qëllim – çlirimin e Kosovës”, shkruan presidenti në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme