15:09 / 16.08.2019
Mustafa pret në takim lamtumirës O’Connell – flasin për situatën politike
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Ruairí O’Connell.
O’Connell e uroi Mustafën për mbylljen e procesit zgjedhor në LDK dhe uroi atë për rizgjedhjen e tij në krye të partisë.
Mustafa e ka njoftuar ambasadorin O’Connell për qëndrimin e LDK-së në lidhje me situatën aktuale politike në Kosovë. Poashtu falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës.
Gjatë takimit u diskutua edhe për mbështetje dhe bashkëpunim të mëtutjeshëm në veçanti në luftën kundër korrupsionit, zhvillimin ekonomik, politik dhe arsimor.
























