Haradinaj: Do ta fitojmë luftën kundër korrupsionit
BKT
Lajme

Haradinaj: Do ta fitojmë luftën kundër korrupsionit

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka thënë se korrupsionin e luftojnë ata që ia kthyen dinjitetin gjyqësisë dhe prokurorisë.

Sipas tij, korrupsionin nuk e luftojnë të komprometuarit që i kanë mbajtur prokurorët e gjyqtarët për vite të tëra të shtypur e pa dinjitet. As ata që gjuajnë gurë mbi Prokurorinë e Gjykatat, njofton Klan Kosova.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:

Të nderuar qytetarë,

Do ta fitojmë luftën kundër korrupsionit. Do ta fitojmë së bashku 100%.

Korrupsionin e luftojnë ata që ia kthyen dinjitetin gjyqësisë dhe prokurorisë. Ata që e kthyen besimin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Të komprometuarit nuk kanë as vullnet e as guxim.

Duhet të kemi sinqeritet në luftën kundër korrupsionit.

100% Kosova është Prokurorë e Gjyqtarë të guximshëm me rrogë e kushte të dinjitetshme.

Korrupsionin nuk e luftojnë të komprometuarit që i kanë mbajtur prokurorët e gjyqtarët për vite të tëra të shtypur e pa dinjitet. As ata që gjuajnë gurë mbi Prokurorinë e Gjykatat. As ata që frikësohen për veten.

RH


MË SHUME NGA Lajme