“Barcelonës nuk i nevojitet Neymar”
BKT
Sport

“Barcelonës nuk i nevojitet Neymar”

Legjenda e Barcelonës, Hristo Stoichkov, mendon se katalonasit nuk duhet ta rikthejnë në “Camp Nou” yllin e PSG-së, Neymar.

Braziliani është i lidhur me një rikthim te Barcelona, derisa për shërbimit e tij është i interesuar edhe Reali. Ai beson që Neymar do të jetë një bombë në dhomën e zhveshjes.     

“Neymar do të jetë një bombë në dhomën e zhveshjes. Nuk dua që të rikthehet. Një grup i lojtarëve e duan dhe e kanë pyetur presidentin, por Barcelona nuk ka para për të paguar PSG-në. Barcelonës nuk i nevojitet Neymar. Kanë Ousmane Dembele, Antoine Greizmann, Luis Suarez dhe Lionel Messi, nuk ka vend ku te luaj”, deklaroi ai.