22:10 / 16.08.2019
Veseli: PDK po rritet, gratë dhe të rinjtë po u bashkohen forumeve tona
Gratë dhe të rinjtë po i bashkohen PDK-së, ka thënë lideri i PDK-së, Kadri Veseli.
Sipas tij, kjo po ndodhë sepse janë të bindur që kjo parti ka politikat më të mira për këto dy segmente të shoqërisë.
"Partia Demokratike e Kosovës sa vjen e rritet. Dita ditës ka anëtarë të rinj që i bashkohen forumit tonë të grave dhe forumit të rinisë sepse janë të bindur që ne kemi politikat më të mira për këto dy segmente të shoqërisë. Po ashtu e dinë mirë që brenda partisë sonë kanë rol domethënës dhe zëri i tyre mund të dëgjohet.
Unë i sigurova që të njëjtën peshë do ta kenë edhe në qeverisjen time të ardhshme. Bashkë me këta anëtarë të rinj, ne do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për vendin tonë:, ka shkruar Veseli në Facebook.























