22:22 / 16.08.2019
Solskjaer: Do të shesim disa lojtarë
Trajneri i Manchester United, Ole gunnar Solskjaer ka pranuar që bordi i United është duke punuar për të shitur disa lojtarë para se te mbyllet afati kalimtar.
Tekniku norvegjez tha se ka disa lojtarë të cilët nuk i dëshiron në ekip.
“Mund t’i shesim disa. Nuk behët fjalë për lojtarët të cilët nuk duan të jenë këtu, por për lojtarët të cilët ne nuk i duam këtu. Do të shohim kush do të jetë me ne dhe kush jo”, deklaroi ai.
Lojtarët të cilët mund të largohen janë Alexis Sanchez, Marcos Rojo dhe Matteo Darmian.























