Përkujtohet dëshmori Cen Dugolli
BKT
Lajme

Përkujtohet dëshmori Cen Dugolli

Sot bëhen 21 vite nga vrasja e dëshmorit të UÇK-së, Cen Dugolli.

Dugolli ishte njëri ndër veprimtarët e parë të rezistencës i cili u vra më 17 gusht të vitit 1998 nga forcat serbe në burg.

Ai vdiq nga torturat e shumta që i bënë policët serb por asnjëherë nuk u dorëzua e nuk tregoi për veprimet çlirimtare që po përgatisnin shokët në ilegalitet.

Sot në përvjetorin e tij të vrasjes, familjarë, miq e bashkëluftëtarë do të përkujtohet me homazhe në varrezat e dëshmorëve.

Bashkëshortja dhe fëmijët për disa vite me radhë jetojnë në Francë.


MË SHUME NGA Lajme