Manchester City-Tottenham, spektakli i garantuar
Manchester United-Chelsea e javës së parë shërbeu vetëm si një antipastë sepse Premier League kampionati më i bukur në botë, sjell çdo javë nga një superndeshje.
Përballja big e javës së dytë është ajo që do të luhet pasditen e sotme në Etihad Stadium, me kampionët në fuqi të Manchester City-t që presin në shtëpi Tottenham Hotspur në një ndeshje që pritet të dhurojë spektakël.
Të dyja skuadrat fituan ndeshjet e tyre të javës së parë respektivisht ndaj West Ham dhe Aston Villas. City megjithatë ende nuk e ka harruar eliminim nga edicioni i kaluar i Champions League dhe do të tentojë t’i vendosë shkopinjtë nën rrota skuadrës së Pochettinos edhe sot për t’u hakmarrë një farë mënyre. Mungesat janë më evidente te miqtë të cilët nuk kanë në dispozicion lojtarë me peshë Son i pezulluar dhe Dele Alli i dëtmuar pa harruar Foyth e Sessegnon, ndërkohë që te City mungojnë Mendy dhe Sane.
Më herët në orën 13:30 Arsenali do të presë në Londër, Burnley-n me synimin për të shkuar në 6 pikë, por misioni nuk do të jetë i lehtë për topçinjtë për të marrë tre pikët e radhës pasi skuadra nga Turf Moor është një kockë e fortë dhe këtë e tregoi edhe javën e parë me fitoren e thellë që mori ndaj Southampton. /SS/























