13:26 / 17.08.2019
Përkujtohet vepra e ideatorit të lëvizjes kombëtare Fazli Grajqevci
Në Prishtinë sot është mbajtur orë përkujtimore për heroin e kombit Fazli Grajçvevci. Aty u fol për jetën e tij dhe përkushtimin e tij kombëtar.
Meriman Braha nga shoqata e të burgosurve politik, që edhe janë organizator të kësaj ngjarje, tha se Fazli Grajçevci ka ndjekur rrugën e çlirimit kombëtar.
"Ka ndjekur rrugën e çlirimit kombëtar. Në 55 vjetorin e rënies në tortura, ai ndriçon fort, është shpirti dhe ideali i tij që bën dritë edhe sot dhe do të bëjë edhe në kohë me të mira që do të vijnë. Është flakadani Fazli Grajcevci që ndriçon", tha ai























