Arsenali prek fitoren e dytë në Premier League, mund Burnley-n
Arsenali ka arritur fitoren e dytë në Premier League, duke mundur Burnley-n, me rezultat 2-1, të shtunën në “Emiratës” në kuadër të javës së dytë në elitën e futbollit anglez, raporton RTKLive.
“Topçinjtë” u shfaqen skuadër më mirë në terren sesa ekip udhëtuese, edhe pse fitorja e skuadrës së Emery-s nuk ishte e lehtë.
Lacazzete (13’), zhbllokoi ndeshjen, duke kaluar Arsenalin në epërsi prej 1-0, mirëpo, në finish të pjesës së parë skuadra mike barazoi shifrat në 1-1 përmes Barnes (43’).
Në 45-minuteshin e dytë, skuadra e Arsenalit bëri më shumë presion drejt portës mysafire, duke kërkuar golin e trepikëshit të cilën e arriti me anë te Aubameyyang (64’).
Arsenali tani merr kreun e tabelës me gjashtë pikë, të paktën deri tek përfundimi i ndeshjeve të kësaj fundjave që luhen sot dhe nesër. /rtklive/























