VIDEO-Morina: U ndalova kinse kam kryer krime lufte në Gjakovë në vitin `99
BKT
Lajme

VIDEO-Morina: U ndalova kinse kam kryer krime lufte në Gjakovë në vitin `99

Javën e kaluar, Tomor Morina ish-luftëtar i UÇK-së është liruar nga paraburgimi në Maqedoninë e Veriut, i cili nga autoritetet e këtij vendi ishte ndaluar në bazë të një fletë-arresti të lëshuar nga Serbia, nën dyshimin se dy dekada më parë ka kryer krime lufte.

Morina është kthyer në Kosovë por pasaporta e shtetësisë angleze vazhdon të jetë tek autoritetet e Maqedonisë së Veriut.

'Kisha disa ditë sa isha ardhë, shkova në aeroport me marrë një shokë i cili vinte nga Suedia, bashkë më një shok tjetër udhëtuam dhe ndalohem në pikët kufitare ku më konfirmohet se kam fletëarrest nga shteti serb. Pastaj fillon arrestimi dhe më dërguan në Shkup, në polici ku më konfirmuan se jam ndaluar nga shteti serb për krime lufte që kinse i kam bërë në Gjakovë në vitin 99", tha Morina.


MË SHUME NGA Lajme