Dëmtohet linja e ujësjellësit Badovc-Prishtinë
BKT
Lajme

Dëmtohet linja e ujësjellësit Badovc-Prishtinë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, njofton se të dielën në orët e mbrëmjes persona të pa autorizuar nga fshati Hajvali kanë dëmtuar valvolen në tubin magjistral Badovc-Prishtinë duke shkaktuar dëme dhe njëkohesisht edhe humbje të ujit.

"Si rezultat i këtij dëmtimi dhe si rezulatat do të kemi çrregullime të ujit për zonat: Graçanica, Çagllavica, Miradia e Epërme, Lagja "Qëdresa" , "Janina", "Nici" ,Bizneset në rrugën Prishtinë- Ferizaj, Veterniku, një pjesë e Matit 1, Aktashi 1,2 si dhe zona Qendër", ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, apelon tek qytetarët për mirëkuptim për situatën e krijuar nga persona të pandergjeshëm.

"Zonat e lartëcekura do të jenë në mungesë të ujit deri në sanimin e gjendjes. Ekipet tashmë në këto orë janë duke u mobilizuar për punën e sotme", 
njofton Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.


MË SHUME NGA Lajme