Pompeo konfirmon takimin me Vuçiqin ku do të flasin për Kosovën
BKT
Lajme

Pompeo konfirmon takimin me Vuçiqin ku do të flasin për Kosovën

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, e ka konfirmuar në faqen e tij në internet se do të ketë takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Sipas faqes zyrtare të Pompeos, takimi do të mbahet më 20 gusht në Neë York.

“Sekretari amerikan i shtetit Michael R. Pompeo do të udhëtojë për në Neë York më 20 gusht, për të marrë pjesë në debatin e Këshillit të Sigurimit të OKB’së”, thuhet në njoftimin në faqen e Pompeos.

Në Këshillin e Sigurimit do të mbahet debat për sfidat në paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme.

“Sekretari do të ketë takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB’së, Antonio Guterres si dhe me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq”, thuhet në njoftim, përcjell Periskopi.

RTS serbe ka raportuar se biseda mes Pompeos dhe Vuçiqit do të zhvillohet kryesisht për Kosovën.


MË SHUME NGA Lajme