Mustafa në takim me Limajn e Shalën
BKT
Lajme

Mustafa në takim me Limajn e Shalën

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, po zhvillon një takim me kreun e Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj dhe ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shalën në një prej restoranteve të kryeqytetit.

Ky takim vjen në vazhdën e takimeve që po zhvillon kreu i LDK-së Isa Mustafa i cili gjatë ditës së sotme ka takuar edhe kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmeti.

Ndërkohë është paralajmëruar edhe një takim në mes Mustafës dhe kreut të AAK-së Ramush Haradinaj.

Javën që shkoi kryetari i LDK-së ka takuar edhe liderin e VV-së Albin Kurti.

Të gjitha këto takime, Mustafa po i zhvillon për të diskutuar situatën politike në vend si dhe koordinimin për shpërndarjen e Kuvendit këtë të enjte,  më 22 gusht.

LDK ka përjashtuar PDK-në në këto takime, duke thënë se edhe pas zgjedhjeve nuk do të bashkëqeverisë me ketë parti.


MË SHUME NGA Lajme