Pas dorëheqjes, të gjitha vendimet antikushtetuese të Qeverisë Haradinaj
BKT
Lajme

Pas dorëheqjes, të gjitha vendimet antikushtetuese të Qeverisë Haradinaj

Ndonëse më 19 korrik të këtij viti Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit, ai së bashku me ministrat e kabinetit të tij qeveritar vazhduan edhe më tej të marrin vendime për çështje të ndryshme, të cilat vazhdimisht u kritikuan nga njohës të çështjeve të drejtësisë.

Edhe pas dorëheqjes Haradinaj është paraqitur sërish në zyrën e tij, ku më 26 korrik ai ka thirrur mbledhjen e rregullt të Qeverisë, derisa njëjtë kanë vepruar edhe ministrat e kabinetit të tij, ndërkohë që nuk ka munguar madje as shpallja e konkurseve të reja.

Më 23 korrik Ministria e Drejtësisë ka shpallur konkursin për zgjedhjen e noterëve të rinj, e pas saj, më 25 korrik, Ministria e Arsimit shpalli konkurs për punësime të reja.

Së fundmi, më 16 gusht, edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala mori vendim për vendosjen e masave ndaj Maqedonisë së Veriut, duke ndaluar disa prodhime që importoheshin nga fqinji ynë jugor, shkruan gazeta “Zëri”.

Të gjitha veprimet e ndërmarra gjatë këtij një muaji të fundit nga qeveria “Haradinaj” dhe nga këto ministri është konsideruar se bien ndesh me Kushtetutën e vendit, e cila në momentin kur kryeministri i Kosovës jep dorëheqje, në Nenin 95, në pikën 5, e saktëson qartë se qeveria konsiderohet në rënie dhe ajo qeveri nuk mund të ushtrojë mandatin e mëtutjeshëm derisa të ketë zgjedhje dhe derisa vendi të bëhet me qeveri të re….


MË SHUME NGA Lajme