Përgatiteni në shtëpi çajin që djeg yndyrën dhe pastron mëlçinë
BKT
Lifestyle

Përgatiteni në shtëpi çajin që djeg yndyrën dhe pastron mëlçinë

Për ata që duan të heqin disa kilogramë nga trupi i tyre, përdorimi i xhenxhefilit është ideal.

Çaji i xhenxhefilit ndihmon për të përshpejtuar metabolizmin dhe për të pastruar trupin, duke kontribuar në djegien e yndyrës në një mënyrë të shpejtë dhe efektive.

Çaji bimor gjithashtu ka vetitë e tretjes që ndihmojnë në parandalimin e formimit të gazrave të zorrëve.

Për të përgatitur çajin e xhenxhefilit ju nevojiten:

-Gjysmë lugë gjelle xhenxhefil

-250 ml ujë

-1 lugë çaji mjaltë

-Lëngu i gjysmë limonit të shtrydhur.

Përgatitja:

Nxehni ujin dhe sapo të ketë zier hiqeni atë nga soba dhe derdheni mbi xhenxhefil. Lëreni të pushojë për rreth tetë minuta, pastaj shtoni lëngun e limonit, mjaltin dhe më pas piheni, shkruan noa. Ju mund të pini dy gota në ditë për të shijuar përfitimet e pabesueshme të xhenxhefilit.