Kujdes, këto nishane janë shenja të kancerit të lëkurës
BKT
Lifestyle

Kujdes, këto nishane janë shenja të kancerit të lëkurës

Nëse keni ndonjë nishan në trup duhet t’i kontrolloni sa më shpesh në mënyrë që të detektoni ndonjë ndryshim të ngjyrës, madhësisë apo formës së tyre.

Ndryshimi i tillë është një nga simptomat e para, që tregojnë se diçka nuk është në rregll dhe ju duhet të kontrolloheni menjëherë tek ndonjë specialist.

Kanceri i lëkurës është një nga llojet më të përhapura të kancerit. Ai mund të jetë trashëgues, mirëpo ekzistojnë edhe disa faktorë të jashtëm të cilët janë shkaktarë të kësaj sëmundjeje. Ekspozimi i tepërt ndaj diellit është faktori kryesor që ndikon në shkaktimin e kësaj sëmundjeje. Gjithsesi, diagnostikimi i hershëm i tij mund të ulë rrezikun e vdekjes, dhe kështu pacientët mund të trajtohen dhe të shërohen.

Disa nga rastet kur ju duhet të tregoni kujdes të shtuar janë:

Kur e vëreni se nishani ka formë asimetrike

Kur i ndryshon forma

Kur ka diametër më të madh se 8 mm

Kur ju kruhet apo gjakoset

Nëse keni histori familjare me sëmundjen e melanomës.