12:16 / 20.08.2019
A ndiheni të uritur vazhdimisht? Këto janë gjërat që e shkaktojnë këtë
E ashtuquajtura uria nervoze, është gjendja në të cilën ju ndiheni vazhdimisht të uritur dhe keni nevojë të hani diçka. Mirëpo cilët janë faktorët që e shkaktojnë këtë gjendje?
Disa nga faktorët më kryesorë janë pikërisht ankthi, stresi dhe mërzia. Gjithashtu edhe ndjenja e ndonjë shqetësimi mund të çoj në një dëshirë të pankontrllueshme për të ngrënë ushqim.
Krahas këtyre faktorëve edhe AND-ja e një personi është një nga shkatarët e kësaj gjendjeje apo këtij çrregullimi.
Gjithsesi, ju duhet të detektoni me kujdes, se cilat janë shkaqet në mënyrë që ta menaxhoni çrregullimin dhe të bëni diçka për ta parandaluar atë.























