13:07 / 20.08.2019
Ajvari nuk ndikon në shtimin në peshë
Pasi ajvari është i përbërë nga perimet dhe pak vaj, nuk ka shumë kalori.
Përmban proteina, karbohidrate dhe yndyrë. Në 100 gr mesatarisht ka 80- 130 kalori, varësisht nga receta Ajvari nuk është i rrezikshëm për kilogramët, me kusht që ta konsumoni me kujdes.
Ajvari është i pasur me vitaminën C, që gjendet në speca, e përmirëson imunitetin dhe funksionimin e organizmit. Është i pasur edhe me vitaminën A, që ka në domate. Domatja siguron sasinë e mjaftueshme me vitaminën B2 dhe acid folik. Ajvari po ashtu përmban shumë fibra. Është i këndshëm për ata që nuk pëlqejnë perimet dhe sallatat dhe kompenson vitaminat.























