Ushtrimet në natyrë më të mira se sa ato në ambiente të mbyllura
BKT
Lifestyle

Ushtrimet në natyrë më të mira se sa ato në ambiente të mbyllura

Ushtrimet jashtë shtëpisë largojnë stresin më shumë sesa t’i bëni brenda shtëpisë, sipas një studimi.

Çiklizmi nëpër male dhe vrapimi përmes peisazheve natyrore pa ndërtesa u zbulua se kishin ndikimin më të madh pozitiv në shëndetin mendor.

Psikologët besojnë se është efekti qetësues i natyrës që e bën ushtrimin në natyrë ta lehtësojë stresin.

Hulumtimi shton një varg studimesh që kanë zbuluar se ekspozimin ndaj hapësirave të gjelbra është i dobishëm për disponimin tonë.

Ekspertët e Universitetit të Roehampton së bashku me një ekip në Gjermani, botuan gjetjet e tyre në revistën Mental Health and Prevention.