Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

I ftuar i parë do të jetë Valon Ibraj, atashe për kulture në ambasadën franceze, i cili do të na njoftojë për kino n'shehër, festivali i filmave francezë.

Kurse Gentiana Mahmuti, specialiste për hapjen e të dhënave dhe qeverisje në MFK dhe Megi Pishtari, menaxhere për grante në MFK, do të flasin për “Gara Dig Data”.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Kuvendi i Kosovës do të paraqitet Artan Murati nga KDI, i cili do të japë hollësi rreth pritjes për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme