16:23 / 21.08.2019
Spanja publikon listën zyrtare për Botërorin “Kina 2019”
Kombëtarja e Spanjës ka publikuar listën zyrtare për kampionatin botëror në basketboll për meshkuj.
Trajneri Sergio Scariolo tashmë ka zbuluar listën e 12 basketbollistëve të ftuar. Kampionati botëror sivjet do të mbahet në Kinë nga data 31 gusht e deri me 15 shtator. Kombëtarja spanjolle është ndër kandidatët kryesorë për të fituar Kupën e botës. Ndërsa top-favoriti edhe kësaj radhe pritet të jetë SHBA.
























