16:26 / 21.08.2019
Leotrim Kryeziu bëhet me skuadër të re
Sulmuesi i Kosovës, Leotrim Kryeziu ka ndryshuar skuadër.
Tashmë futbollisti në fjalë është huazuar te skuadra e Chiassos në Ligën e Dytë zvicerane.
Kryeziu është futbollist i Luganos në elitën e futbollit zviceran dhe është transeruar te kjo skuadër një vit më parë nga Drita e Gjilanit.
Lajmi është konfirmuar nga vetë futbollisti në rrjetet sociale.























