16:38 / 21.08.2019
Ish-kuzhinieri i Dembeles: Ai bën një jetë të ç`rregullt
Në nga ish-kuzhinierët e Ousmane Dembele ka dhënë një intervistë, në të cilën foli për jetën private të futbollistit të Barcelonës.
Michael Naya u shpreh se tek Dembele, shoqëria dhe paraja kanë ndikuar negativisht.
"Ousmane bën një jetë të çrregullt. Unë kurrë nuk kam parë duke pirë alkool, por nuk respekton fare periudhat e pushimit, nuk ka asnjë strukturë të nivelit të lartë rreth tij... Unë u përpoqa për ta organizuar në ngrënie, t’i përgatisja ushqimet e duhura, të respektonte momentet e rikuperimit dhe gjithçka shkoi mirë… Përveç kësaj, kur është pa miqtë e tij, Ousmane është krejtësisht tjetër. Ai është kurioz, i hapur dhe i përqendruar".























