19:04 / 21.08.2019
Adrian zbulon: Reina më ndihmoi shumë
Portieri i Liverpoolit, Adrian ka pranuar se biseda me portierin e Milanit, Pepe Reina ka pasur rëndësi shumë të madhe.
Adrian u transferua në Liverpool këtë verë pas largimit të Simon Mignelotit dhe pas pak ditësh ishte hero në Superkupën e Evropës.
Reina i ka rekomanduar ish-klubin e tij të vjetër. Spanjolli tha se ka qenë Reina i cili i ka premtuar se do të kënaqet në Liverpool, andaj kishte pranuar transferimin.
“Kam biseduar me disa, por më së shumti me Pepe Reinen, i cili më siguroi se do të kënaqem gjatë kohës në Liverpool. Më tha se do të transferohesha në një klub të madh dhe do të kaloj një kohë të mirë”, deklaroi ai.























