08:53 / 22.08.2019
Dy të burgosur i vënë flakën dhomave të Qendrës Korrektuese në Lipjan
Dy dhoma në Qendrës Korrektuese në Lipjan, janë përfshirë nga zjarri.
“Zyrtarët korrektues kanë njoftuar se dy dhoma të vetmisë të Qendrës Korrektuese janë përfshirë nga zjarri”, thuhet në raportin 24-orësh.
Pas intervenimit të oficerëve korrektues zjarri është shuar me dëme të vogla materiale.
Lidhur me rastin janë intervistuar nga policia dy të dyshuar të burgosur të cilët kanë pranuar se e kanë shkaktuar veprën, si dhe është njoftuar prokurori.























