Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

I ftuar i parë do të jetë Desar Sylejmani, drejtor artistik, i cili do të na njoftojë për edicionin e 8-të i Akademisë Muzikore Verore Evropiane - Esma 2019.

Kurse Ilir Morina, fotograf, humanist, do të flasë për fotografin që ndihmon nëpër botë.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë do të paraqiten Elsa Skenderi Rakipllari, profesoreshë
Martin Surowcak, student, të cilët do të na njoftojnë për ditën e pestë të Seminarit të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare.

Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme