Ronaldo: Fernandes duhet të largohet nga Sporting
BKT
Sport

Ronaldo: Fernandes duhet të largohet nga Sporting

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, beson që mesfushori Bruno Fernandes duhet të largohet nga Sporting CP.

Ronaldo mendon se një transferim i tillë do t’i ndihmojë portugezit për të kaluar në një nivel tjetër.

“Askush nuk e di pse Bruno Fernandes nuk po largohet”, deklaroi ai.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë gjithashtu foli edhe për Joao Felix dhe për sulmuesin e Manchester Cityt, Bernardo Silva.

“Felix është një lojtar i shkëlqyer, ka shumë potencial, të dy, Bernardo Silva dhe ai do të forcohen me kalimin e kohës. Liga e Spanjës dhe njerëzit janë ndryshe, duhet të përgatitesh për kritikat, nuk është lehtë”, përfundoi ai.