18:36 / 22.08.2019
Pas Balotellit, Bresica e do edhe një tjetër yll
Nuk është vetëm Mario Balotelli “bomba” e kësaj verë tek Brescia.
Sipas medieve italiane, Brescia pasi ka zyrtarizuar Balotellin, e do edhe një tjetër yll, transmeton RTKLive.
Bresica, e rikthyer në elitën e futbollit, synon ta blejë edhe mesfushorin Fredy Guarin-in.
Siç mësohet, tashmë krerët e klubit italian, kanë nisur negociatat me lojtarin, dhe duket se shumë shpejt lojtari do t’i bashkohet Brescia-s. /rtklive/























