22:51 / 22.08.2019
Hoxhaj: Gjithmonë të përkushtuar në fuqizimin e ndërmarrësve
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se bizneset kosovare janë duke e zhvilluar ekonomin në mbarë vendin.
“Kryeqytetit iu shtua edhe një vend shumë i veçantë dhe i rehatshëm. Hysen Gorda – Hyska, Arben Buqa dhe Afrim e Skender Kala, janë biznesmenë të suksesshëm nga Prizreni”
“ Këta biznesmenë kanë dhënë shembull të mirë të zhvillimit ekonomik dhe kanë kontribuuar në hapjen e vendeve të reja të punës”.
“Gjithmonë jemi të përkushtuar që t’i përkrahim ndërmarrësit në sektorin privat në funksion të fuqizimit të tyre”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
























