Trump dëshiron marrëveshje Kosovë-Serbi, para zgjedhjeve në SHBA
BKT
Lajme

Trump dëshiron marrëveshje Kosovë-Serbi, para zgjedhjeve në SHBA

Presidenti amerikan, Donald Trump, dëshiron që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshjen përfundimtare ligjërisht që obligueshme sa më parë që është e mundur.

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë të ditur se presidenti Trump dëshiron që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshjen përfundimtare ligjërisht të obligueshme brenda mandatit të tij.

Siç shkruan “Danas.rs”, këtë Trump po e kërkon pasi që në nëntor të vitit të ardhshëm në Amerikë janë zgjedhjet presidenciale dhe Trump arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi do ta përdorte për fushatë dhe kjo konsiderohet si një plus i madh.

“Por për pozicionin e tij do të ishte edhe më mirë ta bënte këtë para zgjedhjeve , dhe jo në qershor, kur do të harrohet”, shkruan kjo e përditshme serbe.

Sipas këtij mediumi edhe në Serbi do të ketë zgjedhje vitin e ardhshëm dhe se arritja e marrëveshjes me Kosovën do të ishte më e vështirë e madje ndoshta Beogradi zyrtar as nuk do të pranonte që të nënshkruante një marrëveshje me Kosovën gjatë periudhës paszgjedhore.


MË SHUME NGA Lajme