​Emery kërkon nga Mustafi dhe Elneny të largohen
BKT
Sport

​Emery kërkon nga Mustafi dhe Elneny të largohen

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka kërkuar nga mbrojtësi, Shkodran Mustafi dhe mesfushori, Mohamed Elneny, të largohen nga klubi.

Emery iu ka treguar lojtarëve të largohen para se te mbyllet afati kalimtar me 2 shtator. Tekniku spanjoll tha se lojtarët e dinë si është situata dhe zgjidhja me e mirë do të jetë transferimi në tjetër klub.

“Kemi disa lojtarë, të cilët e dinë si është situata. Mustafi dhe Elneny e dinë pozicionin e tyre në ekip dhe unë dua që lojtarët të jenë të lumtur këtu. Vitin e kaluar nuk luajtën, andaj nuk ishin të lumtur. Iu kam thënë shumë herë vitin e kaluar dhe në përgatitjet parasezonale se zgjidhja me e mirë është të kërkojnë një klub tjetër, në të cilën do të jenë të lumtur dhe do të vazhdojnë karrierën”, deklaroi ai.