13:50 / 23.08.2019
Kamioni i “Pastrimit” godet disa vetura në Prishtinë, ka të lënduar
Kamioni i kompanisë "Pastrimi" ka humbur kontrollin dhe ka dalë në shiritin e kundërt duke aksidentuar kështu pesë vetura ndërsa është lënduar shoferi i kamionit dhe një pasagjere të cilët janë dërguar në Emergjencën e QKUK-së.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë edhe Policia e Kosovës.
Bëhet e ditur se aksidenti ka ardhur pasiqë kamioni i cili ishte duke lëvizur nga rruga ‘Rrustem Statovci’, duke mos mundur të frenojë është futur në kahun e kundërt të rrugës ‘Agim Ramadani”.
Ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet për gjendjen shëndetësore të pasagjerëve dhe vozitësve./KosovaPress/

























