A do të luajë Pepe kundër Liverpoolit? Përgjigjet Emery
BKT
Sport

A do të luajë Pepe kundër Liverpoolit? Përgjigjet Emery

Sulmuesi i Arsenalit, Nicolas Pepe, mund të luaj në formacionin e parë në ndeshjen ndaj Liverpoolit.

Ylli i Bregut të Fildishtë, u transferua këtë verë për 72 milionë euro nga Lille, por ende nuk ka filluar të luaj në formacionin e parë.

Emery beson që Pepe është i gatshëm dhe nesër do të vendos nëse do të luaj në fillim të ndeshjes.

“Gjëja me e rëndësishme është t’i ndihmojmë dhe familja e tij ta përkrah. Nuk i ka bërë përgatitjet parasezonale me ne, mirëpo është duke u trajnuar mirë. Ne ndeshjen e parë luajti 15 minuta, ndërsa në të dytën luajti 45 minuta, por do të vendos nesër nëse do të luaj nga fillimi”, deklaroi ai.