De Biasi-Spalletti, “duel” për stolin e kombëtares amerikano-jugore
BKT
Sport

De Biasi-Spalletti, “duel” për stolin e kombëtares amerikano-jugore

Sirena amerikano-jugore për Luciano Spallettin.

Trajneri toskan, nën kontratë me Interin deri në 30 qershor 2021, pavarësisht shkarkimit nga klubi zikaltër, mund të rikthehet shumë shpejt në një tjetër detyrë.

Gjatë orëve të fundit, në fakt, federata e Ekuadorit ka intervistuar ish-trajnerin interist për detyrën e komisarit teknik të kombëtares.

Propozimi përmbante një kontratë trevjeçare dhe projektin për të kualifikuar formacionin verdheblu në Botërorin “Katar 2022”.

Mes kandidatëve për postin janë edhe Jyrgen Klinsman, Klarens Sedorf dhe Gianni De Biasi, ish-trajneri i Shqipërisë, sot te Deportivo Alavesh në kampionatin spanjoll.

Nëse mes këtyre emrave do të përzgjidhej Spalletti, Interi do të kursente 18 milionë euro bruto nga paga.