VV me biçikleta për mjedis më të pastër
Grupi i çiklistëve të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur kampanjën "Lëvizim", përmes së cilës synohet rritja e ndërgjegjësimit të politik-bërjes për përfaqësimin e politikave mjedisore dhe ndaljen e vendimeve që dëmtojnë cilësinë e ajrit, ujit dhe tokës.
Sipas këtij grupi, sot nuk ka qytet në Kosovë që nuk ka gurëthyes që nxjerrë materiale ndërtimore, ndot ujërat dhe pluhuros hektarë përreth. Ish-deputetja Albulena Haxhiu tha se ky organizim i tyre u bë për qëllim që të përmirësohet gjendja e ambientit në Republikën e Kosovës. Gjithashtu, edhe ish-deputetja tjetër e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli u shpreh se ata e kanë marrë këtë iniciativë në mënyrë që t’i prezantojnë politikat e Lëvizjes Vetëvendosje por edhe të ngrisim vetëdijesimin tek institucionet dhe qytetarët për një ambient të pastër.
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Emini gjatë këtij organizimi u shpreh se në Kosovës po ndodh një degradim total me mjedisin, duke parë një moskujdesje të madhe si nga qytetarët ashtu edhe nga institucionet për një ambient të pastër.
Edhe aktivistja tjetër nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, Berita Abazi kishte të njëjtin mendim. Ajo ndër tjerash u shpreh se qeveria e ardhshme e cila sipas saj do te jetë qeveria e Albin Kurtit do ta ketë prioritet mbrojtjen e ambientin
Kujtojmë që ky grup i çiklistëve u nisën nga sheshin “Zahir Pajaziti” Prishtinë dhe përshkuan rrugën Prishtinë-Obiliq dhe anasjelltas.























