Vjosa Osmani nuk tregon nëse do të jetë mandatare për kryeministre
BKT
Lajme

Vjosa Osmani nuk tregon nëse do të jetë mandatare për kryeministre

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së kësaj partie ka deklaruar se ende nuk kanë përfunduar temat për të cilat kanë diskutuar gjatë kësaj mbledhje.

E pyetur nëse do të jetë kandidate për kryeministre për të cilën do të vendos këshilli i përgjithshëm i kësaj partie, ajo tha se këto vendime do të merren së shpejti në ditët në vijim.

"Ende nuk kanë përfunduar temat për të cilat kemi diskutuar besoj se prononcimet do i merrni ndërkohë. Këto vendime do të merren shumë shpejt, besoj në ditët në vijim", tha ajo.

E pyetur se cilat kanë qenë arsyet që ka munguar Lutfi Haziri dhe Agim Veliu në këtë mbledhje të kryesisë, Osmani tha se për këtë duhet të pyetën vetë ata.


MË SHUME NGA Lajme