18:15 / 24.08.2019
Aksident në magjistralen Ferizaj – Gjilan, humb jetën një femër
Humb jetën një femër në një aksident në magjistralen Ferizaj – Gjilan, pasi ka humbur kontrollin e veturës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani e ka konfirmuar për Telegrafin se në autostradën Gjilan – Ferizaj, ka humbur jetën një femër.
Ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur në orën 15:45, ku drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur anash rrugës.
“Ky rast fatkeqësisht ka përfunduar me fatalitet. Kaq mund të them”, ka shtuar Hashani.
























