​Kurti merr mbështetje nga Blerim Reka
BKT
Lajme

​Kurti merr mbështetje nga Blerim Reka

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot ka pritur ambasadorin, Prof. Dr. Blerim Reka, me të cilin është biseduar për gjeopolitikën ballkanike në prag të zgjedhjeve në Kosovë.

Kurti shkroi se “u pajtuam se pas tri dekadash të tranzicionit post-konfliktual, erdhi koha për tranzicion post-korruptiv të rajonit, meqenëse korrupsioni mbetet kërcënim strategjik dhe derë e hapur për fuqitë jashtë komunitetit Euro-Atlantik”.

“Konstatuam se janë shpresëdhënëse qëndrimet e reja të faktorit ndërkombëtar mbi reciprocitetin dhe simetrinë lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi, e që mungonte gjatë dialogut shtatëvjeçar të Brukselit”, shkroi Kurti.

Ndërsa Reka, citohet të ketë thënë se, “Lëvizja Vetëvendosje mund ta bëjë ndryshimin aq të pritur në Kosovë”.


MË SHUME NGA Lajme