​Limaj: Nisma-AKR është boshti politik i fitores
BKT
Lajme

​Limaj: Nisma-AKR është boshti politik i fitores

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i shoqëruar nga deputetë e anëtarë të kryesisë së partisë, mori pjesë në tubimin me strukturat drejtuese dhe mbështetësit në rajonin e Hasit.

Limaj tha se ky rajon gjithnjë ka qenë vatër e intelektualizmit, e kontributit për atdhe, rajonin që i ka dhënë shumë Kosovës. Sipas tij, rrënjët tona kombëtare, emancipuese dhe tradicionale janë në Has dhe ketë ai tha se e thotë edhe historia.

Duke folur për zgjedhjet e ardhshme, Limaj tha se ato nuk janë zgjedhje te radhës, por janë zgjedhje vendimtare për të ardhmen e vendit. Kemi nevojë që në parlament të kemi bashkëpunëtorë që janë të gatshëm të bëjnë më të mirën për Kosovën”, tha Limaj.

Kreu i Nismës tha se koalicioni Nisma-AKR është koalicion i shpresës, i arsyes dhe koalicion fitues.

“Me fitoren e këtij koalicioni, ne do t’i jetësojmë edhe temat e hapura dhe të rëndësishme për qytetarët e vendit, siç janë liberalizimi i vizave, dialogu me Serbinë dhe zhvillimi ekonomik. Duke punuar pa u ndalur sot jemi këtu, jemi një Nismë e fortë dhe një alternativë shprese, jemi një bosht politik për të bashkuar votën politike për të mirën e shtetit të Kosovës”, vijoi Limaj.

Ai tha se rruga e tyre është ajo e unitetit, bashkimit, ideve dhe se “me këtë rrugë duhet të vazhdojmë deri në fitoren e madhe në zgjedhjet vendimtare që po na presin”.


MË SHUME NGA Lajme