Sulmohet autobusi nga Kosova në Serbi, flet dëshmitari
Mbrëmë, pas mesnate në ora 02:00, autobusi që udhëtonte nga Kosova në drejtim të Evropës është sulmuar në Serbi, afër Krushevcit.
Një nga dëshmitarët e këtij rasti ka treguar për tmerrin që kishin përjetuar udhëtarët, transmeton Indeksonline.
“Mbrëmë rreth orës 02:00, pas mesnate është sulmuar me gur autobusi i kompanisë Shpejtimi me tabela shqiptare afër Krushevcit. Pas sulmit me gur, të gjithë gra e fëmijë filluan duke qarë, u frikësuan”, u shpreh ai duke treguar se nuk është lënduar askush pasi është hedhur një guri në xhamin tek shoferi.
Tutje, dëshmitari tregoi për ardhjen dhe sjelljen e Policisë së Serbisë në vendin e ngjarjes.
“Pas 30 minutave arriti Policia serbe në vendin e ngjarjes. Sjellja ishte e mirë por kanë ardhur me vonesë“, u shpreh dëshmitari i këtij rasti A.S.
Në fundi ai tregoi se në Serbi kanë qëndruar deri në ora 05:00 dhe pastaj janë nisur dhe se tashmë gjendën në autostradën për Gjermani.
























