Shotani, Lushtaku dhe Dallku, mysafirë në Arena Sportive
Pas startit javën e shkuar, Arena Sportive vazhdon këtë të diele në RTK-së.
Sërish me ju do të jenë Alba Merovci dhe Arlind Grantolli.
Kampionati Botëror i Xhudos i cili starton të dielën në Japoni do të jetë tema e parë e emisionit, derisa Kosovën atje për 5 ditë do ta përfaqësojnë Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova.
Superliga e Kosovës në futboll edhe këtë radhë në fokus. Sukseset, dështimet dhe çdo detaj tjetër pozitiv e negativ do ta diskutojmë në studio me mysafirët Tahir Lushtaku - trajner KF Drenica, Bekim Shotani - trajner KF Vushtrria dhe Armend Dallku, trajner i U-19 FC Prishtina.
Rezultatet, tabela, kronikat dhe gjithçka tjetër që ndodhë në 5 duelet e xhiros së dytë do të jenë të pasqyruara në stilin dhe formatin tashmë të njohur të Programit të Sportit në RTK, por edhe kronikat kryesore nga Liga e Parë e cila ka startuar këtë vikend.
Në pjesën e dytë fokusi do të jetë te skuadra kroate Dinamo Zagreb e cila për herë të parë ka zbarkuar në Kosovë për ta mbajtur për 5 ditë rresht GNK Dinamo Zagreb Summer Camp për grupmoshat U-12, U-14, U-16 dhe U-18.
Si zakonisht minutat e fundit të rezervuara për sportin ndërkombëtarë ku në fokus do të jenë kronikat nga ndeshjet kryesore në top 5 kampionatet e futbollit në Kontinentin e Vjetër.
Emisioni qendror i Sportit në RTK, te dielën me fillim nga ora 21:00.























